Një vajzë e moshës 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banesë në Kamzë.
Policia bën me dije se vajza e mitur është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare”, njofton policia.