Pronari i një hoteli në Durrës dhe një muzikant u proceduan në gjendje të lirë për prishje të qetësisë publike.
Policia tha se gjatë kontrolleve me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.
Lidhur me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).