Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Lushnjë.
Policia njofton se rreth orës 10:20 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit D. Z. 33 vjeçe.
Vajza është dërguar me shpejtësi në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.