Rama propozoi draft për asociacionin në Veri, Vasili: Vuçiç shkel e shqyen çdo marrëveshje, Kurti patriot

Shqipëria

Rama propozoi draft për asociacionin në Veri, Vasili: Vuçiç shkel e shqyen çdo marrëveshje, Kurti patriot

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:36
Nënkryetari i PL, Petrit Vasili

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për asociacionin në Kosovë, ku në ‘Facebook’ shkruan se ky i fundit po përkrah Serbinë e cila sulmoi KFOR-in me kriminelë.

Vasili shkruan se Rama është vendosur në krah të Serbisë, e cila po shfaqet e dhunshme dhe proruse, dhe nuk mbështet Kosovën  e cila ka një kryeministër serioz dhe patriot.

Sakaq citon se “Kush e do Kosovën, kush e do Kushtetutën, kush e do ligjin, kush e do euroatlantizmin është në krah te Albin Kurtit. Kush është këlysh i Serbise, kush është përfaqësues i mafias, krimit të organizuar dhe antiligjit dhe minues i euroatlantizmit ai është mbështetës i veprimeve zjarrvënëse të Serbisë. Për fat të keq Edi Rama si peng, që është ka zgjedhur të dytën”.

Postimi i plotë:

Rama ne krah te Serbise, qe sulmon KFOR me kriminele, ndersa Kurti ne krah te Kushtetutes!

E pabesueshme dhe e paimagjinueshme, por e vertete, Edi Rama kryeminister i Shqiperise i hedh gomen e shpetimit Serbise.

Sot Serbia e Vuçiçit shfaqet e diskredituar plotesisht, antidemokratike, e dhunshme, antieuroatlantike dhe proruse. Asnje alibi nuk ka dhe nuk mund te kete per nje Vuçiç, qe shkel e shqyen çdo marreveshje, paraqitet shovinist pa sherim dhe qe pa ftohur karrigen e bisedimeve ne Bruksel ngroh karrigen tjeter ne Moske. Perballe tij eshte Kosova me nje Kryeminister serioz, parimor e patriot si Albin Kurti.

Ne kete situate kaq te qarte Edi Rama i kapur keq vendoset ne menyre te hapur ne krah te se pambrojtshmes pra te Vuçiçit.

🔸️Rama thote:

“Për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera”. Pra Rama shfajson Serbine per te gjithe qendrimin e saj agresiv, arkaik dhe tensionnxites,qe sipas tij po bëka nje gje  te zakonshme, pra normale se ashtu e paska zakonin Serbia.

Per Ramen fajtor na qenka Albin Kurti.

🔸️Rama në konferencën për mediat tha:

“Unë nuk sulmoj Albin Kurtin. Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe me mbiemër”

Çfare pretendimi mund te kete ndokush qe eshte politikan i ndershem ne glob per Albin Kurtin.

Albin Kurti respekton marreveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ai beri zgjedhje siç kordinoi me nderkombetaret te cilet i pershendeten vete ato pasi kryetaret serbe te komunave u larguan dhe serbet bojkotuan zgjedhjet dhe tani Kurti po rivendos institucionet deti ne zgjedhjet e radhes.

Grupet kriminale serbe sulmuan ne Veri te Kosoves edhe KFOR-in duke plagosur 25 ushtare.

🔸️Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, Andrea Gallien,

“Gjatë protestës shumë ushtarë u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”

Por Edi Rama ketu e qep gojen dhe nuk thote asgje sepse merzitet Vuçiçi ne Beograd. Perballe Albin Kurtit pra kane grupet kriminale serbe dhe kete e vulos deklarata e KFOR. Paturpsia e Edi Rames shkon deri aty sa thote qe fajin e paska Kurti. Edi Rama quan normalitet grupet kriminale serbe, qe veprojne me regji te Beogradit, i cili nuk ka thene asnje fjale per to sepse po i perdor per presion. Ndaj sot gjerat jane ndare qarte. Kush e do Kosoven, kush e do Kushtetuten, kush e do ligjin, kush e do euroatlantizmin eshte ne krah te Albin Kurtit. Kush eshte kelysh i Serbise, kush eshte perfaqesues i mafias, krimit te organizuar dhe antiligjit dhe minues i euroatlantizmit ai eshte mbeshtetes i veprimeve zjarrvenese te Serbise.

Per fat te keq Edi Rama si peng, qe eshte ka zgjedhur te dyten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat