Parashikimi i motit për datën 11 qershor 2023

Shqipëria

Parashikimi i motit për datën 11 qershor 2023

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Për ditën e diel mbi Shqipëri depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat