Me polifoni Gjirokastrite, Rama jep lajmin e bukur mëngjesin e kësaj të diele

Shqipëria

Me polifoni Gjirokastrite, Rama jep lajmin e bukur mëngjesin e kësaj të diele

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 08:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një lajm shumë të bukur për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka njoftuar rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Teksa në sfondin e videos dëgjohet një polifoni gjirokastrite, Rama ka theksuar se qyteti i gurtë do të jetë me shumë ngjyra, ritme dhe këngë e valle.

“MIRËMËNGJES 

dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar ai krahas videos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat