Turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

Shqipëria

Turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një turiste franceze i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar një të ri, duke e akuzuar atë se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur edhe varësen.

Sipas BW, i riu është vënë në pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë mbrapsht varësen e saj.

Mësohet se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar, në Tiranë. Mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja ata kishin dalë në një klub nate në zonën e ish Bllokut.

Pasi janë njohur me dy shqiptarë, i kanë kërkuar atyre që t’i shoqërojnë për në banesën që kishin marrë  me qira.

Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat