Një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur në Tiranë është arrestuar nga policia.
Pasagjeri në makinë është arrestuar gjithashtu për moskallëzim krimi.
Pistoleta me municion luftarak është sekuestruar.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit të finalizuar në zonën e Unazës së Re në kryeqytet u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.