Turizmi malor është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit, por edhe turistët e huaj.
Sipas konsulentit të rrjetit të disa agjencive turistike në vend Dashnor Memaj ka një rritje të kërkesave me rreth 10% për të vizituar zonat malore dhe se çmimet vijojnë të jenë të njëjta me 1 vit më parë.
Për sa i përket turizmit detar, Memaj nënvizon se vijon të preferohet Turqia dhe Greqia, kjo për shkak të cilësisë dhe shërbimit që ofrojnë resortet jashtë vendit , por edhe për shkak të abuzimeve me çmimet në Shqipëri.
Si një vend me potenciale të larta natyrore, Memaj shtron nevojën e krijimit të një kulture më të mirë për rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së turizmit.