Si do jetë moti për sot dhe në ditët vazhdim? Në këto zona reshjet e shiut do jenë më të dendura

Shqipëria

Si do jetë moti për sot dhe në ditët vazhdim? Në këto zona reshjet e shiut do jenë më të dendura

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat