Siguria kibernetike, Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Shqipëria

Siguria kibernetike, Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:17
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në kuadër të forcimit të masave mbrojtëse kundër kërcënimeve kibernetike.

Kjo mbledhje synon ë bëjë një analizë të gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet Shqipëria në këtë drejtim.

Sakaq, insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt tetor 2022 dhe janar 2023.

Njoftimi i presidencës: 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e  Presidentit të Republikës, me temë:

“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU

Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA

Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA

Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI

Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ

Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat