Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Fier-Vlorë

Shqipëria

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Fier-Vlorë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

Gazetari Elton Nika raporton se viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat