Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar për vjedhjen e automjetit tip ‘Range Rover’ në aeroportin “Nënë Tereza”.
Ernis Morinaj dhe Bledi Haka u arrestuan, pasi dyshohet se kanë vjedhur nga aeroporti automjetin dhe më pas kanë bllokuar pajisjen GPS, në mënyrë që mjeti të mos lokalizohej.
‘Range Rover’ i vjedhur u gjet këtë të hënë në një vend parkimi në Astir.
Autorët e dyshuar akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.