“Shqiptarët janë gjaknxehtë, por jo të rrezikshëm” - Flet trajnuesi i guidave

Shqipëria

“Shqiptarët janë gjaknxehtë, por jo të rrezikshëm” - Flet trajnuesi i guidave

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:09
Eduard Cekoja, trajnues guidash turistike

Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve, kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme.

Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë perceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Eduard Cekoja, trajnues guidash turistike, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Shqipëria nuk mund të cilësohet vend i rrezikshëm.

Sipas tij, për shqiptarë është krijuar percpetimi i një populli ballkanas, gjaknxehtë por Shqipëria është një vend i sigurt për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat