Gazetari Elvis Myrta është shprehur se droga në vendin tonë futet në rrugë tokësore.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se në jug apo në Durrës, në lokalet e natës lehtësisht gjenden doza të lëndëve narkotike.
“Droga futet në rrugë tokësore në vendin tonë.
Ne e dimë që si në jug apo në Durrës, kudo që shkojmë në lokale nate është shumë e thjeshtë për të gjetur doza të lëndëve narkotike”- tha ai.