Serbët do të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.
Kështu thuhet në një artikull të gjatë të publikuar në median serbe b92 ku tregohen arsyet pse serbët do të zgjedhin jugun e Shqipërisë.
Në lidhje me resortet, Durrësi paraqitet të jetë destinacioni më i afërt por edhe me i përshtatshmi për pushimet verore.
“Çmimet e shërbimeve janë ende shumë të favorshme, pra janë deri në 50 për qind më të ulëta në krahasim me Greqinë apo Malin e Zi” thuhet në artikull.
Mediat serbe po ashtu kanë cituar edhe drejtorin e shoqatës Kombëtare të Agjencive Turistike, Aleksandar Seniçiq.