Drogë në qeli/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit, nën hetim disa të tjerë

Shqipëria

Drogë në qeli/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit, nën hetim disa të tjerë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Tre punonjës të burgut të Peqinit janë pezulluar nga detyra, pas dyshimeve se kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në qeli kundrejt parave.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj

S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin, S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin dhe Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin.

Sipas hetimeve, në një kohë të gjatë dhe në periudha të ndryshme, kanë përfituar vlera monetare në këmbim të kalimit të lëndëve narkotike. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka dokumentuar të paktën tri raste të tilla.

Ndërkohë, burime për gazetaren Anila Hoxha thonë se nën hetim janë edhe disa punonjës të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat