Një gomone është gjetur në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës. Gomonia u gjet gjatë një kontrollit të ndërmarrë nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja mbremjen e se martes rreth ores 12:30 .
Ndërkohë policia mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 minuta kontrolloi edhe disa banesa në qytet që kanë lidhje me pronarët e fermës ku u gjet gomonia.
Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.
Gomonia eshte rreth 10 metra e gjate e cila ishte fshehur brenda nje kamioni me balla jonxhe .. Policia ka mbajtur në kontroll gjate gjithe nates fermen ne te cilen u gjet gomonia.