SPAK urdhër-arresti për disa persona, mes tyre policë dhe ish-policë

Shqipëria

SPAK urdhër-arresti për disa persona, mes tyre policë dhe ish-policë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhra ndalimi për disa të dyshuar për grup kriminal.

Mes tyre dhe punonjës dhe ish-punonjës policie.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat