Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka lëshuar 15 urdhër arreste për disa persona të akuzuar për grup kriminal.
Deri tani janë ekzekutuar 11 prej masave të arrestit dhe mes të arrestuarve janë Sokol Idrizi, ish-shofer në Ministrinë e Brendshme së bashku me gruan e tij Elda Idrizaj, si edhe 2 efektivë të Policisë Kufitare në Durrës.
Mes tyre janë edhe Vangjush Kashari biznesmen i një argjendarie. Sakaq bëhet me dije se të përfshirë janë edhe Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe T.Baruti.
Mësohet se hetimet erdhën pas letërporosisë së autoriteteve franceze.
Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale:
-Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën;e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.