Seanca plenare, çështja e Kosovës pritet të shkaktojë “përplasje” mazhorancë-opozitë

Shqipëria

Seanca plenare, çështja e Kosovës pritet të shkaktojë “përplasje” mazhorancë-opozitë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:25
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë në seancën e sotme, ka një rend dite në të cili pritet të dominojnë raportimet e disa institucioneve të pavarura, siç janë ILDKPI, Autoriteti i Konkurrencës dhe Departamenti i Administratës Publike.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi thotë se çështja tjetër, e cila pritet të shtrohet në Kuvend është çështja e Kosovës dhe vendimi i kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e parashikuar të mbahej ditën e djeshme.

Kjo çështje shtoi gazetarja pritet të shkaktojë debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Ajo që pritet është që seanca të përqendrohet më së shumti në zhvillimet në Kosovë edhe vendimi i Ramës për të mos shkuar në Gjakovë në mbledhjen e përbashkët, e parashikuar të mërkurën. Kryeministri Edi Rama nuk ka ndonjë agjendë tjetër, përveç parlamentit dhe ardhja e tij mund ta bëjë sencën më dinamike në kuptimin të replikave dhe shpjegimin e vendimit të Shqipërisë, si një palë e koordinuar me aleatë euro-atlantikë për të mos mbajtur mbledhjen e përbashkët pasi Kurti nuk bëri hapa pas në plotësimin e kërkesave të e ndërkombëtarëve për të normalizuar marrëdhëniet në veri të Kosovës”, raportoi gazetarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat