Një 37-vjeçar është nën hetim pasi u kap duke transportuar me kamion dru për zjarr ilegalisht.
Specialistët e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për M. Gj., banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
37-vjeçari është kapur në fshatin Meselim, duke transportuar 10 m3 dru.
Sasia e druve dhe kamioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor të Shkodrës kanë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar hetimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 16-vjeçar, pasi në rrugën “Myselim – Drisht”, Shkodër, u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Siapas policisë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.