Vrau babë e bir, ekstradohet nga greqia Jorgo Leku

Shqipëria

Vrau babë e bir, ekstradohet nga greqia Jorgo Leku

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:35
Ilustrim

Dy shqiptarë janë eksatraduar ditën e sotme nga Franca dhe Greqia, drejt Shqipërisë.

Bëhet me dije se njëri prej tyre është shtetasi Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou, i shpallur në kërkim për vrasjen për vrasje të dyfishtë në Elbasan. 

"Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri."-shkruan njoftimi zyrtar.

Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave, dhe pikërisht për këtë arsye vrau babë e bir në Elbasan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat