Konfiskimi i pronave me VKM/ Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD, reagon Bardhi: GJK nuk i rezistoi presionit të Ramës dhe oligarkëve

Shqipëria

Konfiskimi i pronave me VKM/ Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD, reagon Bardhi: GJK nuk i rezistoi presionit të Ramës dhe oligarkëve

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:08
Sekretari i Përgjithshëm i [PD Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i [PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konfiskimin e pronave me VKM.

Në një postim në Twitter ai shkroi se një vendim i tillë nuk ishte surprizë dhe se ishte i paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Sipas tij GJK nuk i rezitoi presionit të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij

“Asnjë surprizë: Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.

Për fat të keq GjK nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, ka shkruar Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat