GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për personat e arrestuar si pjesë e grupit që merrej me trafikimin e mallrave dhe sendeve me vlerë të vjedhura në Francë.
GJKO caktoi masat e sigurisë Arrest me burg për shtetasit:
Sokol Idrizaj
Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt
Vangjush Kashari, biznesmen në shitjen e sendeve me vlerë
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
Tomor Baruti
Gentian Aga
Aldi Shehi
Ndërkohë që për shtetasin Dejvi Skenderi u caktua masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Sakaq për dy vajzat e Sokol Idrizajt, u vendos që njëra të qëndorjë në Arrest shtëpiak dhe tjetra në detyrim paraqitje.
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për të gjithë personat e përfshirë në këtë operacion.
Mes të arrestuarve është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj së bashku me bashkëshorten e tij Elda Idrizaj dhe vajzën. Ndaj vajzës tjetër të Idrizaj është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ish-shoferi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, dyshohet se në bashkëpunim me një argjendari në Tiranë kryente trafikimin e sendeve me vlerë si diamantë, bizhuteri floriri, madje dhe para cash përmes Portit të Durrësit.
Grupi kriminal operonte në dy pjesë, ku në Francë vidheshin sendet më vlerë dhe më pas transportoheshin në Shqipëri, ku bëhej dhe shitja e tyre. Sipas gazetares, ky grup ka trafikuar 3.4 kg flori dhe rreth 2 milionë euro sende me vlerë.