Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas skandalit të Safet Gjicit.
Deklarata e plotë:
Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re.
Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak.