Aksident me vdekje në bulevardin e Tiranës

Shqipëria

Aksident me vdekje në bulevardin e Tiranës

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në në bulevardin “Bajram Curri”, teksa po udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa është bërë publike nga policia përmes një njoftimi zyrtar këtë të shtunë.

Në lidhje me rastin është arrestuar drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, një 33-vjeçar nga Kukësi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

“E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital” njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat