Hetimi për shpërdorim detyre, SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, ja arsyeja

Shqipëria

Hetimi për shpërdorim detyre, SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, ja arsyeja

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 22:41
Hetimi për shpërdorim detyre, SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, ja arsyeja

Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit.

Burimet thanë se e kanë identifikuar vajzën që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, por ende nuk e ka marrë dëshminë e saj.

Rrëfimi i saj do të jetë vendimtar për hetimin.

Ndërsa për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Vetë Gjici i cili dha dorëheqje nga detyra pak orë para se të shkarkohej, e pranoi autenticitetin e videos dhe tha se me vajzën kishte lidhje intime. Por u shpreh se u fut në kurth nga kundërshtarët.

SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.

Dyshimet janë që materiali filmik është me i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Hetimet përfshijnë edhe regjistrin e hyrje-daljeve në Bashki, pamjet filmike e po ashtu edhe dokumente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat