Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj Jeton Lamin, policin që shoqëronte Ervis Martinaj para se të zhdukej pa gjurmë.
Vendimi është dhënë gjatë kësaj jave. Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1 e 3 e dënimit. Dënimi për ish-oficerin e forcave operacionale është për shpërdorim detyre.
Lami nuk pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë.
Jeton Lami ka shoqëruar Ervis Martinajn për disa ditë para se i shumëkërkuari të humbte gjurmët në aksion Tiranë-Durrës.
9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.
Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.