Meta: Kushtetuesja u pozicionua në krah të Rilindjes që po grabit 2 mld euro

Shqipëria

Meta: Kushtetuesja u pozicionua në krah të Rilindjes që po grabit 2 mld euro

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:03
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Portin e Durrësit, duke i hapur rrugë aferës mafioze prej 2 miliardë euro.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të "Rilindjes" me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit’.

Postimi:

"Skandalet e përditshme të "Rilindjes" nuk mund të errësojnë aferat mafioze miliarda euro siç është Porti i Durrësit.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të "Rilindjes" me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Prona më e rëndësishme në pikëpamjen strategjike dhe ekonomike e Shqipërisë do t’i jepet kompanive guackë me pronarë të fshehur. Pra, me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura dhe që nuk u dihet origjina e tyre.

Nuk është një projekt strategjik! Ky është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh ku apartamentet shiten në "ajër".

Do të falen qindra milionë euro taksa! Do të falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë dhe kjo qindra miliona euro!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat