Del video e plotë e Safet Gjicit me vajzën/ Hoxha: 13 minutat e plota që rrëzuan ”pashallëkun” e Kuksit

Shqipëria

Del video e plotë e Safet Gjicit me vajzën/ Hoxha: 13 minutat e plota që rrëzuan ”pashallëkun” e Kuksit

Nga: M.L. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:33
Foto nga vendngjarja

Ashtu siç premtoi para pak orësh, gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e plotë rreth 13 minutëshe të Safet Gjicit me Alma Kaçin.

Gjatë bisedës së zhvilluar në zyrë, fill pas seksit që u filmua me kamera të fshehtë, Alma i kërkon Gjicit edhe ta ndihmojë për një projekt që ka ajo për qentë endacakë.

Siç duket nga videoja dhe çfarë flitet aty, nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie intime spontane mes të dyve, por që Gjicit po i kërkohen lehtësira në përmbylljen e një projekti nga Alma kundrejt shërbimeve në natyrë, siç është seksi oral në zyrë.

Kjo rrethanë e komplikon edhe më tej gjendjen e Gjicit përballë SPAK, pasi tashmë mund të akuzohet edhe për “shpërdorim detyre” madje edhe “korrupsion” nëse zbulohet se është kryer kjo vepër penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat