Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.
Ndërkohë avokati Ylli Kamberi në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse punëdhënësi nuk i jep rrogën punonjësit ligji parashikon 10% penalitet të pagë.
Pra ai do të paguaj dhe pagën e punonjësit dhe për vonesën e saj.
“Ligji parashikon 10% të pagës penalitet për punëdhënësit nëse ai nuk paguan punonjësit. Për çdo muaj vonesë punonjësit kërkojnë shpërblimin e dëmit. Pra paga plus shpërblimin e dëmit”- tha ai.