Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Burime nga blutë bëjnë me dije se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Në zbatim të këtij urdhëri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë duke hyrë brenda kampit.
Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera mbi këtë operacion të policisë.