Paga mesatare mujore bruto rritet për 9.2 % në Shqipëri

Shqipëria

Paga mesatare mujore bruto rritet për 9.2 % në Shqipëri

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Politikat e qeverisë po adresohen me fokus të veçantë në reformën për rritjen e pagave dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi tha se, “paga mesatare mujore bruto, në 3-mujorin e parë 2023 u rrit me 9.2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar

Sipas saj, “në tremujorin e parë të vitit 2023, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar me pagë, ka shënuar rritje me 9.2%.

Kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 64.700 lekë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat