Prokurorët kanë mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe kanë hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.
Pritet që të bëhet ekspertiza e viktimës, muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë.
Ndërsa vetë Policia thotë se gjatë operacionit nuk pati viktima.
Më herët, Ministria e Brendshme, në një reagim për ngjarje, tha se “për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të iranianëve po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.