Të paktën nëntë persona ndodhen tek ‘Trauma’ për të marrë trajtim mjekësor pas situatës tensionuese në kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Aksioni i policisë i nisur në orët e para të mëngjesit është kundërshtuar nga anëtarët e MEK.
Iranianët protestuan dhe dënuan aksionin e Policisë së Shtetit në këtë kamp, ndërsa akuzuan se kanë përdorur dhunë dhe theksuan se një iranian humbi jetën si pasojë e dhunës, gjë e cila u kundërshtua nga policia me pretendimin se kontrollet janë kryen konform ligjit.
Më herët avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat, theksoi se Prokuroria ndodhet në kamp për të bërë këqyrjen dhe se pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës të iranianit.