Beleri kërkoi lirimin nga burgu, Ministria e Jashtme greke reagon pas vendimit të gjykatës: Po ndjekim me vëmendje procesin

Shqipëria

Beleri kërkoi lirimin nga burgu, Ministria e Jashtme greke reagon pas vendimit të gjykatës: Po ndjekim me vëmendje procesin

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:58
Fredi Beleri

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Autoritetet greke deklarojnë se refuzimi i gjykatës pengon marrjen e detyrës nga ana e Belerit, ndërkohë që kanë shtuar se po ndjekin me vëmendje procesin.

“Refuzimi i sotëm i kërkesës së Belerit për lirim nga burgu, dhe për të marrë detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton reflektim të thellë për qëllimet reale të ndjekjes së tij. Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e prezumimit të pafajësisë, element themelor i shtetit ligjor nga shteti fqinj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Fredi Beleri fitoi në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, për Bashkinë e Himarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat