Dy persona janë vënë në pranga.
Pasi janë kapur duke transportuar 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.
“Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit R. R. dhe F. M. janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje“, njofton policia.
Policia gjithashtu ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët, si dhe 2 celularë.