Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet 26-vjeçari

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin, Arman Alla të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Mësohet se i riu vepronte në Itali si pjesë e një një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.

I riu do të ekstradohet drejt shtetit italian për t’u përballur me drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat