Aksident tragjik në Durrës, kjo është 22-vjeçarja e cila u përplas nga makina

Shqipëria

Aksident tragjik në Durrës, kjo është 22-vjeçarja e cila u përplas nga makina

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 00:39
Erisa Aliaj

Një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u aksidentua nga një automjet teksa ishte duke ecur në një rrugë të Durrësit, gjatë ditës së djeshme.

Viktima Erisa Aliaj ka humbur jetën ditën e sotme pasi nuk mundi t’iu bëjë ballë lëndimeve.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ka vënë në pranga shoferin e dyshuar.

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat