Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, u shpreh se pret që zgjedhjet e 29 korrikut për kryetar të ri të PD, pret dhe shpreson që të jenë transparente dhe të mos manipulohen votat.
“A do bëjmë ne dot një proces transparent dhe jo me simptomat e dikurshme, kjo është sfida.
Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat.
Nuk kam kandiduar përballë Bashës…. jam shumë serioz në detyrat që marr në PD”, tha ai.