Shtyhet përsëri seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.
Mësohet se SPAK kërkoi kohë të verifikojë prokurat e avokatit nga familjarët.
Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011.
“Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.
Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.