Ish-anëtari i MEK rrëfen me lot në sy: Kam qëndruar 21 vite në kamp, ja si më mashtruan me një letër

Shqipëria

Ish-anëtari i MEK rrëfen me lot në sy: Kam qëndruar 21 vite në kamp, ja si më mashtruan me një letër

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:12
Mustafa Beheshti.

I ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë një ish-anëtar i MEK, i identifikuar si Mustafa Beheshti.

Beheshti ka treguar për mediat eksperiencën, teksa ka 7 vite që është larguar nga kampi.

“Mua më kanë mashtruar, sikur vëllai im ishte pjesë e MEK dhe gjoja më shkroi një letër. Ai gjoja më shkroi një letër.

As nuk e kuptoj cili ishte qëllimi sepse kur e kam pyetur vëllain tim, ai tha që unë s’të kam shkruar asgjë. Unë kam qenë 21 vite aty, edhe në Manzë.

Unë për 21 vite nuk kam arritur të flas me nënën time, kjo është një pyetje për MEK pse nuk më lejuan të flas me nënën time.

Në MEK të vinte një letër me urdhra dhe të thoshin që sot do punosh me PC. Në hapnim adresa false dhe gjoja kërkonim ndryshim. Vetë ata krijonin disa kampe jo të vërtetë, dhe ua dorëzonin njerëzve që të punonin.

Ata organizoheshin që t’i vinin zjarrin komisariatit, reklamave kundër, kjo ishte një nga punët që të nxisnim iranianët kundër internetit.”- tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat