Gazetari Alfred Lela tha në emisioni Now në Euronews Albania se fakti që qeveria nuk bie me gjithë skandalet qindra miliona euroshe që ndodhin, siç është rasti i ish-ministrit Arben Ahmetaj, tregon se gjithçka është inskenim.
Sipas tij, fitoja e drejtësisë për publikun në rastin e Ahmetaj nuk është a do dënohet dhe sa do dënohet ai, por të gjendet se ku kanë shkuar miliona eurot e inceneratorëve që nuk punojnë.
“E kemi një ministër që u dënua, u duk sikur gjërat në Shqipëri u rregulluan, dhe çfarë ndodhi, ndenji 1 vit dhe tani është në shtëpi. Ajo që mbetet dëm është kostoja financiare që është e publikut.
Ndëshkimi i vërtet është ku janë këto 400 mln euro të inceneratorëve që nuk punojnë. Nuk duhet parë hakmarrja edhe nga publiku se u dënua Ahmetaj. Ja iku në burg, do dënohet me 3 vjet, do bëjë 1, do dalë. Po lekët ku janë? Dhe SPAK që ka marrë Ahmetaj ka thënë s’e dimë kë të dënojmë se nuk e dimë kush janë pronarët”, tha Lela.