Qytetarët e Rrogozhinës do të votojnë sërish për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre të pushtetit lokal për 4 vitet e ardhshme.
Përsëritje e zgjedhjeve u bë me vendim të Kolegjit Zgjedhor, i cili shpalli të pavlefshme zgjedhjet dhe rezultatin e 14 majit, ku fitues u shpall kandidati i Partisë Socialist, Edison Memolla.
Ky i fundit fitoi me 21 vota më shumë krah kandidatit të opozitës, Shkëlqim Hoxha.
“Bashkë Fitojmë” ankimoi rezultatit duke pretenduar parregullësi në procesin zgjedhor.