Moti bën kthesën drastike, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Shqipëria

Moti bën kthesën drastike, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë dhe ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera-herës rrebeshe e  shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel. Valëzimi  në  dete do te jetë I forcës 1-2ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat