Eksperti i kriminalistikës zbulon detaje të reja, ja çfarë ndodh në kampin e muxhahedinëve

Shqipëria

Eksperti i kriminalistikës zbulon detaje të reja, ja çfarë ndodh në kampin e muxhahedinëve

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 08:23
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e muxhahedinëve të strehuar në Manëz të Durrësit.

Karamuço tha se kampi nuk është i organizuar në formën humanitare, pasi sipas tij, është një repart ushtarak i drejtuar nga kupolë prej 6-7 personash. Eksperti deklaroi në emisionine  Arian Çanit se kupola nuk mban takime në kamp, por në një banesë jashtë kampit, e cila është në pronësi të një ish-profesori të Tiranës.

“Kampi nuk ka refugjat dhe nuk është i organizuar në formën e tij humanitare. Është një repart ushtarak, i drejtuar nga një kupolë.

Kjo kupolë ka edhe disa persona që nuk duan të shfaqin identitetin. Disa prej këtyre që Policia do t’i mbajë në survejim, takimet e tyre nuk i bëjnë në kamp, por në një shtëpi në zonë, që është në pronari të një ish-profesori të Tiranës.

Ky ish-profesori që është shprehur se e ka lënë me qira dhe nuk e di se çfarë bëhet në shtëpinë e tij, më parë është hetuar për trafik organesh. Kjo kupola dëshiron që të na fusë në luftë me Iranin”, tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat