Lulzim Basha nis fushatën për kreun e PD

Shqipëria

Lulzim Basha nis fushatën për kreun e PD

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:29
Lulzim Basha

Lulzim Basha nis të hënën fushatën elektorale për kryetarin e PD, zgjedhjet për të cilin do të mbahen në 29 korrik.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Basha do ta nisë fushatën me një takim me bazën e PD në degën nr.4 në Tiranë.

Tri ditë më parë kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës në garën për kryetar të kësaj partie.

Pjesa më e madhe e grupit parlamentar të PD përfshirë sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Gazment Bardhi kanë dalë kundër vendimit të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për të mbajtur zgjedhjet për kryetar në 29 korrik, duke e cilësuar vendim të nxituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat