Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania ku ndër të tjerat ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Rusi.
Ai tha se nëse kjo përplasje është reale, mes Wagner dhe Rusisë, atëherë kokat le të hanë, pasi sipas tij ata janë të gjithë kriminelë edhe shefi i Wagner, Prigozhin edhe presidenti Putin e po ashtu ministri i jashtëm Shoigu.
“Sot është dita më e bukur për Ukrainën dhe për të gjithë perëndimin, kur morëm vesh se sa të brishtë janë përfaqësuesit e ariut polar të dikurshëm që donin të na bindnin se do bënin një botë bi-polare dhe do marrim gravitetin që na takon.
Megjithatë kokat le të hanë se njësoj janë, se në të drejtën ndërkombëtare ata janë kriminelë lufte si Putini si Prigozhini edhe Shoigu”,-tha Karamuço.