Studenti i Mjekësisë, Mario Rabija, i ftuar në Panorama TV tha se vendimi që iu ndalon mjekëve të rinj largimin nga vendi, është në të shkelje të drejtave të njeriut.
Gjithashtu Rabija tha se ai nuk e mendon largimin nga vendi dhe se protesta do të vijojnë përpara Ministrisë së Arsimit nese hiqet dore nga ky vendim që i penalizon.
“Largimi i mjekëve është stopuar disi. Rritja e rrogave dhe mbrojtja e dinjitetit të mjekut do të jenë faktorët që do të frenojnë largimin e mjekëve nga Shqipëria. Mjeku duhet të shihet si një person humanist dhe nuk duhet që të sulmohet”, tha studenti i Mjekësisë për Panorama TV.
Pyetje: A nuk e keni menduar largimin?
Rabija: Unë personalit nuk e mendoj largimin. Ka shumë studentë ekselentë të Fakultetit të Mjekësisë që nuk e kanë menduar largimit apo studimin jashtë. Megjithatë nëse më ofrohet një mundësi specializimi, nuk do të ishte aspak e keqe. Por me këtë propozim mua më ndalohet kjo gjë.
Pyetje: A do ta respektosh këtë vendim?
Rabija: Unë nuk respektoj asnjë vendim që shkel të drejtat e njeriut, pasi vendimi me heq mundësinë që të punojë aty ku dëshiroj. Thuhet se kështu është më e lehtë për të gjetur një vend pune, por vendin e punës e gjejnë vetë mjekët dhe nuk ua gjen shteti.
Pyetje: Ku do të zhvendoset tubimi i radhës?
Rabija: Ne jemi në diskutime, pasi është vetëm pjesa e mjekësisë që është me e prekur. Nëse ky është vendim që merret me VKM, ne do të protestojmë përpara Ministrisë së Arsimit.